Nga: ZONJA KATERINA

400-500 gr mish të grirë
1 qepe mesatare
2 lugë keçap
1 lugë çaji uthull
Kripe, piper i zi
4 panine të vogla
4 feta djathë kaçkavall
Sallatë jeshile, domate, qepë
Patate të skuqura
Keçap, mustardë

Në një tas përziejmë mishin e grirë me qepën e grirë në rende. Shtojmë pak keçap, uthull, kripë dhe piper. E përziejmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë për 30 minuta në frigorifer mbuluar me membranë kuzhine.

Pasi qoftet të kenë qëndruar për 30 minuta realizojmë qofte të mëdha rrumbullake të cilat i shtypim pak me duar. I vendosim qoftet të piqen në skarë të furrës 7-8 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër.

Pasi qoftet të jenë pjekur i vendosim lartë nga një fetë djathë kaçkavall dhe i lemë dhe 1 minutë në furrë. Presim paninet në mes, vendosim qoftet hamburger dhe shtojmë pak patate të skuqura, sallatë jeshile, domate, kastravec. Në fund hedhim për shije pak keçap dhe mustardë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb