Nga: ZONJA VJOLLCA
1 kg patate
2 kokrra vezë
50 gr djathë parmixhano
6 lugë gjelle peksimadhe
2 lugë gjelle majdanoz
2 lugë gjelle fara luledielli
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat

Për salcën shoqëruese:
150 gr salcë kosi
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull të bardhë vere
Kripë
Piper
Pak sheqer
Fillimisht ziejmë patatet i kthejmë ato në pure duke i vendosur në një tas ku më pas shtojmë vezët e plota, kripë, piper të zi, majdanoz, arrë moskat dhe djathë parmixhano të grirë imët. E trazojmë mirë purenë me të gjithë këta përbërës duke shtuar dhe pak peksimadhe derisa të realizojmë një brumë që të mos bie nga luga. E lemë brumin e qofteve të pushojë për 20-30 minuta, më pas vendosim tiganin me vaj derisa të nxehet dhe i skuqim qoftet nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë. I servirim qoftet të shoqëruar me sallatë jeshile dhe një salcë të përgatitur me pak salcë kosi, uthull, vaj ulliri, kripë dhe piper.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: