Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr mish i grirë
1 kokërr vezë
3 lgj peksimadhe
Trumzë
Kripë
Piper i zi
4 lgj vaj ulliri

Garniturë:
1 lgj ullinj të zi
100 gr djathë i bardhë
1 kungull i njomë
2 speca

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 175 gradë Celsius.
Në një tas bashkojmë mishin e grirë, vezët, peksimadhen, kripën dhe piperin e zi. E punojmë mirë brumin dhe formojmë 4 qofte të mëdha.
Ngrohim 2 lugë vaj ulliri në një tigan dhe skuqim qoftet për 3 minuta nga secila anë dhe më pas i vendosim në një tavë me letër pjekje.
Trazojmë djathin e bardhë të thërrmuar me ullinjtë e grirë imët dhe me pak trumzë dhe pudrosim komplet sipërfaqen e qofteve. E vendosim tavën në furrën e parangrohur për 8 minuta.
Kungullin e presim në shirita me qëruesen e patateve, ndërsa specat i presim në kubikë të vegjël. Ngrohim vajin dhe i skuqim perimet për 4-5 minuta duke i rregulluar me kripë, piper dhe trumzë.
Pasi qoftet të jenë gati i shërbejmë me perimet e pjekura.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: