QOFTE TE MBUSHURA ME PATATE SUPER TE THJESHTA

1 qepë
1 hudhër
500 gr mish të grirë
1 vezë
4-5 lugë të mëdha galetë
Kripë
Piper të zi
Piper të kuq të ëmbël
Nenexhik
Rigon
150 gr djath të bardhë të thërrmuar
2 domate
4 patate
Vaj ulliri

Grijmë qepën dhe hudhrën në rende. I shtojmë tek mishi i grirë bashkë me vezën, galetën, kripën, piperin, nenexhikun dhe formojmë brumin e qofteve. Hapim një qofte sa shpulla e dorës afërsisht, vendosim djathë të grirë, një fetë domate, pak rigon, dhe e mbulojmë po me një qofte. Veprojmë kështu për të gjithë brumin. I vendosim në tavë, i spërkasim me vaj ulliri dhe i pjekim për 30 min në 200 gradë.
Patatet i presim në copa të mëdha dhe i vendosim të ziejnë derisa të zbuten por jo të bëhen totalisht. Më pas i kalojmë në tigan me vaj ulliri, kripë, piper të kuq dhe rigon. I pjekim në tigan në temperaturë mesatare duke i rrotulluar nga të dyja anët.

BISKOTA TE MBUSHURA ME REÇEL

220 gr gjalpë
150 gr sheqer
2 të verdha vezësh
1 lugë vanilje
Majë gishtash kripë
300 gr miell
Reçel sipas dëshirës

Gjalpin në temperaturën e ambjentit e rrahim me sheqerin dhe vaniljen. Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë rrahjen. Në fund shtojmë miellin, kripën dhe ngjeshim brumin. Brumi nuk ka nevojë të qëndrojë në ftohje për t’u formuar më mirë.
I japim formën e topave të vegjël dhe i vendosim në tavë me distancë nga njëra tjetra. Formojmë një gropëz tek çdo top dhe e mbushim me reçel.
I vendosim në pjekje derisa të marrin ngjyrë të verdhë të lehtë, në 180 gradë për 15 minuta afërsisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb