Në vitin 2016 do të organizohet kampionati i parë në botë me makina-vetëdrejtuese. Në garë do të marrin pjesë 10 ekipe me nga dy makina vetë-drejtuese secili. Formula E, simotra e Formula 1, do të organizojë garën speciale me makinat vetë-drejtues.

Kjo garë, e quajtur “Roborace”, pritet të zhvillohet në qendrat e qyteteve më të mëdha në botë si pjesë e kampionatit të Formula E. 10 ekipet do të garojnë në garat njëorëshe që do të zhvillohen gjatë sezonit të kampionatit. Të gjitha ekipet duhet të kenë të njëjtat makina elektrike, por të krijuara me algoritmet e tyre dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale. Makinat duhet të arrijnë shpejtësinë maksimale 300 km/h.

“Roborace është një sfidë e hapur për kompanitë më inovative në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë,” deklaroi shefi ekzekutiv i Formula E, Alejandro Agag, citon krokodili.

Deri tani nuk është regjistruar asnjë ekip, megjithatë Agag shpreson që të gjitha kompanitë që po punojnë për krijimin e makinave vetë-drejtuese të marrin pjesë në kampionat. Disa prej këtyre kompanive janë Google, Uber, Continental dhe Bosh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: