Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr makarona fusilli
10 domate qershi
1 spec të kuq
3-4 lugë misra të zierë
1 konservë ton
1/2 qepë e thatë
Një dorë ullinj
Majdanoz

Për salcën:
4 lugë vaj ulliri
2 lugë uthull
1 lugë mjaltë
1 lugë e vogël rigon
Kripë
1 hudhër

Pergatitja
Ziejmë makaronat dhe i kalojmë në një tas. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe përgatisim salcën duke rrahur vajin e ullirit me uthullën, mjaltin, rigonin, hudhrën si dhe kripën. Ia shtojmë makaronave dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb