Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 gotë thjerrëza të ziera
2 konserva ton
1 spec i kuq
10 domate qershi
1 lugë kaperi
2 qepë të njoma
Kopër
Fara kungulli

Për salcën:
5 lugë vaj ulliri
2 lugë uthull balsamike
1 lugë mustardë
Kripë

Përgatitja
Ziejmë thjerrëzat, i shpërlajmë dhe bashkojmë me perimet e tjera. Përgatisim salcën duke trazuar vajin e ullirit me uthullën balsamike dhe mustardën dhe ia shtojmë sallatës.
Hedhim dhe farat e kungullit nga lart dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: