Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 pako makarona spirale
1 qepë të thatë
1 kastravec
2 domate ose 10 domatina
150 gr djathë të bardhë ose mocarela
5-6 fetëza domate në vaj ose speca në vaj
3-4 feta proshutë ose sallam të tymosur
1 filxhan ullinj pa bërthamë

Salca e marinimit:
4 lgj vaj ulliri
2-3 lgj uthull
1 ls majonezë
1 thelpi hudhër
50 gr djathë parmixhano
Kripë, piper, rigon, nenexhik, estragon

Përgatitja

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në mënyrë aldente dhe më pas i lemë të ftohen.

Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë të vegjël. Gjithashtu në kubikë presim proshutën dhe djathin e bardhë.

Në një enë trazojmë mirë të gjithë përbërësit e salcës marinuese në mënyrë që të homogjenizohen dhe të lidhen me njëri-tjetrin.

Në një sallatiere hedhim makaronat dhe perimet së bashku me djathin e bardhë, proshutën dhe ullinjtë. Në fund shtojmë salcën marinuese dhe e kemi gati sallatën për t’a servirur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb