Nga: ZONJA VJOLLCA*
100 gr salmon
200 gr mollë
2 lgj vaj ulliri
1 lç mjaltë
1 lk mustardë
2 lgj lëng limoni
1 qepë e njomë
30 gr arra
Kripë
Piper

Presim në kubikë qepën e njomë, një kokërr mollë dhe salmonin dhe i trazojmë së bashku në një tas. Trazojmë në një enë mjaltin me mustardën me lëngun e limonit dhe me vaj ulliri. E trazojmë mirë derisa të formohet një masë homogjene kremoze.
Presim mollën tjetër në feta shumë të holla, i spërkasim fetat me pak lëng limoni dhe i vendosim në pjaten ku do të servirim sallatën në formë rrezeje. Mbi fetët e mollës vendosim kubikët me mollë, qepë dhe salmon. Në nje tigan pjekim arrat dhe i karamelizojmë me pak mjaltë, i lemë pak të ftohen dhe i vendosim mbi sallatë pasi të kemi hedhur dhe salcën marinuese.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: