Fatbardh Kadilli, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, foli për situatën në Partinë Demokratike.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, Kadilli tha se partisë nuk po i beson më njeri, pasi është zgjedhur praktika ‘çfarë pështyjmë, e lëpijmë’, teksa shtoi se deri dje deputetët rriheshin me njëri-tjetrin, sot janë pajtuar.

Ndërsa në lidhje me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ai tha se nuk e ka votuar, por megjithatë ai është kryetar i Partisë Demokratike zyrtare.

“Unë jam anëtar i PD-së dhe normal që jam ish-anëtar i Këshillit Kombëtar. U zgjodha sërish në vitin 2021 dhe në vazhdim PD zyrtare respekton statutin, si duket delegatët e kanë gjetur me vend të më votojnë. Unë s’kam marrë pjesë në asnjë nga aktivitetet e Rithemelimit. Raportet e mia me politikën nuk përcaktohet nga forumet, por nga bindjet dhe objektivat politike që skam për ti ndryshuar ndonjëherë. Nëse PD ka një shans për tu rikthyer në alternativë është që Partia të jetë më e i madh se kryetari dhe jo kryetari të jetë më i madhe se Partia.

Bashën nuk e kam votuar, por PD atë ka kryetar. Unë nuk jam noter i Bashës, faktet politike janë fakte politike. Jam anëtar i PD-së, respektoj forumet edhe kur jam dakord apo kur nuk jam dakord me forumet apo me kryetarin.

Në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, tema më e rëndësishme janë cilat janë mesazhet e atij Kuvendi, e jo çfarë do bëjë Fatbardh Kadilli. Unë pashë shenja, por jo prova. Siç janë mbështetja e SPAK-ut, qëndrimi perëndimor etj. Këto janë të rëndësishme, këtu është thelbi nëse do ketë shpresë për një alternativë të re.

Vërejtja e tretë që kisha për Kuvendin është se kishte formatin e një Kuvendi elektoral. Kuvendi duhet të ishte një Kuvend Pune. Unë prisja debat. Jemi në krizën tonë më të thellë ndaj duhet të ishte një Kuvend Pune.

Amoraliteti politik nuk justifikohet. Çfarë pështyn e lëpin, ndaj nuk na beson njeri. Ne po çojmë në shtëpi e ndaj shqiptarët zgjedhin dajret e mazhorancës. Një opozitë që ka gërryer veten në këtë mënyrë nuk është opozitë.

Basha dha një shenjë, tani duhet të japë prova. Unë jap kontribut për PD-në dhe opozitën se po them të vërtetat. Ku janë ata deputetët që dje u rrahën dhe sot pajtohen?”, u shpreh Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb