Ylli i Formuala 1, Jenson Button dhe gruaja e tij modelja Jessica Michibata kanë rënë pre e grabitësve të cilët hyrë në vilën e tyre franceze në Sant Tropez dhe kanë vjedhur prej andej unazën e martesës Diamond të modeles me vlerë 250.000 paund . Ngjarja ka ndodhur kur ‘skifterat’, siç ka dalë në modë të quhen grabitësit e vilave në Shqipëri, çifti ishte duke fjetur në shtratin e tyre shtëpi.

Policia beson se banda që pëveç unazës super të shtrenjtë ka grabitur dhe sende të tjera me vlerë e ka studiar rezidencën rezidencën e ciftit Button-Michibata për ditë të tëra para bastisjes.

Gjatë kohës së grabitjes spektakolare banda ka lënë një burim gazi anestezik në një nga të çarat e tubit të furnizimit të ndërtesës së çiftit me ajër të kondicionuar.

‘Skifterat’ më pas u futën në rezidencën luksoze si të ishin duke hyrë në shtëpinë e tyre me qetësi dhe siguri në planin e tyre, pasi kanë shëtitur dhe në shtratin e çiftit Button-Michibata që flinte, e më tej kanë realizuar grabitjen si të ishte një lojë fëmijësh.

Tre miq të çiftit të cilët ishin duke qëndruar me qira në ndërtesën ngjitur me vilën e besohet gjithashtu të ketë qenë pa vetëdije nga gazi anestezik i futur nga Skifterat.

Nuk dihet se kush kanë qenë grabitësit e vjedhjes së denjë për filmat hollivudianë me ‘Skiftera’ apo kombësia e tyre, ndërkohë që policia franceze ka nisur hetimet për të rënë në gjurmët e grabitqarëve të sofistikuar.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: