Nga: ZONJA KATERINA

1 kg spinaq, 300 gr makarona, 300 gr djathë të verdhë, 2 lgj gjalpë, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lgj miks baharnash, 250 gr proshutë, Kripë, piper, arrë moskat

Vendosim fillimisht makaronat të zihen aldente në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë vendosim spinaqin në një tigan dhe e lemë të zbutet derisa të ulë vëllimin.

Më pas përziejmë makaronat me spinaqin. Shtojmë dhe proshutën, vajin e ullirit, erëzat dhe gjysmën e sasisë së djathit. Lyejmë një tavë mirë me gjalpë dhe vendosim masën e përgatitur në tavë. E mbulojmë të gjithë sipërfaqen me pjesën e mbetur të djathit, e spërkasim dhe me pak yndyrë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: