NGA ZONJA VJOLLCA*

2-3 kastraveca
200 gr kos
1 degë selino
1 kokërr domate
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë të njomë
Lëngu dhe lëkura e një limoni
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
1 lugë gjelle koper e grirë
1 lugë gjelle nenexhik i grirë
Kripë
Piper i zi
Pak sheqer

Pastrojmë kastravecat nga lëkura dhe selinon nga fijet, i grijmë në mikser se bashku, i rregullojmë me kripë dhe piper, më pas shtojmë kosin, lëngun dhe lëkurën e një limoni dhe një lugë kafeje sheqer. E vendosim supën në frigorifer për 2 orë, ndërkohë grijmë vetëm tulin e domates në kubikë të vegjël, qepën e njomë dhe erëzat. I trazojmë së bashku duke shtuar pak vaj ulliri dhe kripë. Kur të servirim supën hedhim në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve të trazuara me erëzat.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: