Nga: ZONJA KATERINA
1 filxhan çaji trahana
1 litër ujë
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
150 gr djathë të bardhë
3 feta bukë
Kripë, piper të zi, piper të kuq
Aletrantive: cingaridhe ose sallam turist

Vlojmë ujin dhe shtojmë trahananë duke e përzier me lugë druri derisa të fillojë të lidhet. E lemë më pas të ziejë pa e trazuar për 5 minuta (derisa të krijojë flluska). Në një tigan hedhim vajin dhe cingaridhet ose sallamin të prerë në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim derisa të skuqen duke shtuar dhe pak gjalpë.
Ndërkohë tek trahanaja hedhim bukën e thërrmuar dhe djathin e bardhë, e trazojmë mirë dhe e servirim duke hedhur në pjatë nga një lugë cingaridhe bashkë me pak yndyrë.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb