Kolonel Myslim Pashaj ka zhvilluar një lidhje telefonike me gazetaren Nisida Tufë në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 për çështjen e detit.

Pashaj nuk mund të ishte në studio sepse sapo kaloi COVID-19 bashkë me bashkëshorten e tij në shtëpi.

Ai thotë se gjendja e tij është përmirësuar por ka ende problem. Më tej Pashaj shton se vetëm ai dhe bashkëshortja u infektuan, teksa tashmë janë negativë pas kryerjes së testit.

 

PYETJA: Cila është gjëndja juaj pasi sapo keni kaluar COVID-19?

MYSLIM PASHAJ: Jam më mirë, ka problematikën e vetë por e kaluam në shtëpi. Bashkë më bashkëshorten e kalova, por tani jam mirë dhe negative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb