TIRANË

Emisioni “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti në News24 ka sjellë sot dëshmi të reja për dhunimin dhe burgosjen e së resë shqiptare në Volos, Greqi nga bashkëshorti i saj.

Nëna e 22-vjeçares ka folur në emision, duke akuzuar familjen e dhëndrit se ishte në dijeni të dhunës.

Ajo tregoi se i ka rritur e vetme tre fëmijët dhe se vajza ishte lidhur me Aurel Kurtin pa pëlqimin e saj.
Nëna tha se Aureli kishte qenë më përpara i martuar dhe gruaja e mëparshme ishte larguar për dhunë.

“Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë.

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli.
Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Nuk kishte shkaqe, e dhunonte kot, s’e linte me ngrit kokën. Vajzën e sillte me sekonda te ne dhe e merrte. Nuk e kishte prurë më asnjëherë vajzën.
Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart”, deklaroi nëna e 22-vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb