Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për biskotat:
300 gr miell
170 gr gjalpë në temperaturë ambienti
1 vezë
90 gr sheqer pluhur
Vanilje
1 lugë pluhur pjekës

Për mbushjen:
Reçel trëndafili
200 gr çokollatë për ëmbëlsira
4 lugë qumësht
Kokos i grirë
Copëza çokollate
Përgatitja

Përgatisim brumin e biskotave dhe e lëmë të pushojë për 30 min. Më pas u japim formë cilindrike, i vendosim në tavë dhe i shtypim me pirun nga lart duke formuar viza sipas pirunit. I pjekim në 190 gradë për 15-20 minuta.
Pasi të jenë ftohur, i mbushim me reçel dhe i kalojmë në çokollatën e shkrirë me qumësht. Më pas i kalojmë në copëzat e çokollatës ose në kokosin e grirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: