(Recetë nga zonja Eneida)
Përbërësit
350 gr gjalpë Bayernland
250 gr sheqer
3 vezë
1 lugë çaji mahlepi
Lëkurën e një portokalli
2 lugë çaji pluhur pjekës
900 gr – 1 kg miell
1 të verdhë veze+1 lugë qumësht
Përgatitja

Rrahim gjalpin në temperaturë ambjenti me sheqerin. Pasi sheqeri të tretet dhe gjalpi të zbardhet (të bëhet si shkumë) shtojmë vezët një e nga një. Shtojmë me pas lëkurën e portokallit.

Tek mielli hedhim mahlepin dhe pluhurin pjekës dhe e përziejmë.

Shtojmë miellin tek masa avash avash derisa formojmë brumin. E ndajmë brumin në pjesë dhe u japim formën e gërshetit dysh dhe i vendosim në tavë. I lyejmë nga lart me të verdhën e vezës me qumësht dhe i pjekim në 190 gradë. Mund t’i spërkasim me fara susami sipas dëshirës.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: