Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 gotë vaj ulliri
1 gotë sheqer
1 gotë kos
1/2 gotë lëng portokalli
1,5 gota miell semola
1 gotë miell 00
2 lugë çaji pluhur pjekës
50 gr bajame
Nektarina

Për sherbetin:
1/2 gotë lëng portokalli
1/2 gotë ujë
1 gotë sheqer

Përgatitja
Vendosim sherbetin të bëhet dhe e lëmë të ftohet.

Në një tas rrahim vajin me sheqerin, më pas shtojmë kosin dhe lëngun e portokallit. Duke e rrahur shtojmë bajamet dhe 2 llojet e miellit me pluhurin pjekës.

Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell, shtojmë masën dhe nga lartë vendosim nektarinat e prera në fetëza. E vendosim të piqet për 45 minuta në 190 gradë dhe sapo t’a nxjerrim nga furra i hedhim sherbetin.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb