Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 gota uji me cous cous të gatuar
1 qepë e njomë
1 vezë
150 gr djathë i bardhë
1/2 spec i kuq
Piper i kuq
Vaj ulliri
Majdanoz
Nenexhik
Kripë
Galetë

Përgatitja
Ziejmë ujin ose lëngun e mishit dhe në të shtojmë cous cousin duke e hequr nga nxehtësia. E lëmë 10 minuta dhe më pas e shkrifëtojmë me pirun.
E lëmë të ftohet totalisht.
Më pas shtojmë qepën e njomë të grirë imët, specin e kuq të grirë imët, vezën, djathin dhe erëzat. Nëse brumi del pak i ujshëm shtojnë miell që të lidhet.
Formojmë toptha të vegjël, i kalojmë në galetë dhe ose i skuqim në temperaturë të lartë për 3-4 minuta, ose i pjekim në furrë me 220 gradë për 20 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: