Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

3-4 lugë miell
3-4 patate
4 kunguj
1 domate mesatare
½ spec të kuq
400-500 gr djathë dhe gjizë
½ filxhan vaj
1 filxhan kos
3 kokrra vezë
Kripë, piper, nenexhik, koper

Përgatitja

Presim në fetëza shumë të holla kungujt dhe patatet. Grijmë në kubikë të vegjël domatet dhe specin.

Në një tas të madh hedhim patatet, kungujt, miellin e situr, kripë dhe piper. I trazojmë mirë duke shtuar më pas djathin e thërrmuar bashkë me gjizën, koperën dhe nenexhikun.

Masën e përgatitur e shtrojmë në një tepsi duke e niveluar mirë. E mbulojmë të gjithë sipërfaqen me domatet dhe specat në kubikë. Rrahim vezët me kosin dhe vajin e ullirit dhe ia hedhim sipër petanikut. E mbulojmë tavën me letër kuzhine dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 45-50 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e largojmë letrën e kuzhinës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: