Pedagogët prej ditësh kanë vijuar protestat për një arsim më cilësor. Edhe këtë të mërkurë auditoret në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë bosh.

Më herët Pedagogët janë shprehur të vendosur se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e djeshme me Rektorë të Universiteteve publike dhe private në kuadër të rankimit të universiteteve.

Në takim kryeministri Rama shprehu qëndrimin e tij se koha kur qeveria rriste paga në mënyrë uniforme ka përfunduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: