RUSI-Qindra mijëra karkaleca kanë pushtuar jugun e Rusisë. Video është xhiruar në një rrugë të republikës së Daghestan.
Ajo që në fillim dukej si një re pluhuri ka qenë një tufë e madhe karkalecash.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë së vendit, karkalecat kanë pushtuar rreth 114 hektarë tokë bujqësore.
Autoritetet kanë deklaruara gjendjen e emergjencës.

Nuk është hera e parë që territori përballon një situatë të tillë.
Rritjet e temperaturave po bëjnë që këto episode të përsëriten gjithmonë e më shpesh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: