Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

800 gr spinaq
1 tufë qepë të njoma
1 tufë koper
250 gr gjizë
4 vezë
2-3 lgj vaj ulliri
1 lugë gjalpë
50 gr djathë kaçkavall
2 feta bukë (tuli i grirë në makinë grirëse)
Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja

Në një tigan hedhim 1-2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e njoma të grira hollë. I spërkasim me kripë dhe piper dhe sapo të zbuten shtojmë koprën të grirë imët dhe spinaqin. E lemë spinaqin të zbutet dhe të ulë vëllimin.

Grijmë bukën në një makinë grirëse. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe shtrojmë bukën e thërrmuar. Vendosim ½ e spinaqit të kaurdisur me qepët e njoma. Më pas shtojmë gjizën e përzier me pak vaj ulliri dhe arrë moskat. Vendosim dhe pjesën tjetët të spinaqit duke e niveluar mirë. Më pas bëjmë 4 hapësira të barazlarguara nga njëra-tjetra ku hedhim vezët. I spërkasim vezët lart me pak kripë dhe piper, vendosim disa copëza gjalpi aty-këtu në tavë dhe në fund hedhim djathin kaçkavall të grirë në rende. E vendosim tavën me spinaq në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: