Recetë nga znj Katerina

Përbërësit

800 gr kungull të verdhë
1 qepë të thatë
1 karrotë
1-2 lgj vaj ulliri
1 ls turmerik
1 ls xhinxhër të grirë
1 filxhan qumësht lope ose qumësht kokosi
1.200 litër ujë
100 gr fara kungulli
Kripë, piper

Përgatitja

Në tenxhere hedhim vajin e ullirit, qepën, karrotën dhe xhinxhërën. I spërkasim me pak kripë dhe i kaurdisim për 1-2 minuta. Më pas shtojmë kungullin të prerë në kubikë dhe ujë (në masë të kungujve). E lemë kungullin të ziejë për rreth 20-25 minuta.

Gjatë zierjes e përziejmë herë pas here duke shtuar dhe turmerikun. Në fund e kalojmë supën me kungull në blender duke shtuar dhe pak qumësht.

Vendosim në një tigan farat e kungullit dhe i kalojmë në një pjekje të lehtë dhe më pas servirim supën krem duke hedhur nga pak fara kungulli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: