Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4 domate mesatare
2 kunguj
2 patëllxhanë
2 hudhra të plota
700 ml lëng mishi
100 ml pana
1 lugë rigon
Piper i kuq
Kripë
Vaj ulliri

Përgatitja
Presim domatet më katërsh, kungujt po ashtu për së gjati dhe njësoj edhe patëllxhanët. Vendosim 2 hudhrat, shtojmë vaj ulliri dhe i pjekim në furrë me 200 gradë. Në një tenxhere ziejmë ca kocka mishi që të përdorim lëngun e tyre. Pasi janë pjekur perimet, i marrim dhe i bluajmë në mikser. I shtojmë te lëngu të cilin e kemi kulluar nga kockat dhe i ziejmë bashkë. Shtojmë majdanoz të grirë imët, kripën, piper të zi dhe në fund panën. E heqim dhe e servirim me bukë të thekur lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb