Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

3-4 të verdha veze
500 gr djathë bebe
1 filxhan pana pastiçerie
½ filxhan sheqer
1 pako biskota savojar
2 luge kakao
1 filxhan çaji kafe
2-3 lugë liker / konjak

Përgatitja

Në një enë hedhim të verdhat e vezëve, shtojmë ½ e sheqerit, një majë luge kripë dhe i përziejmë për 5-6 minuta të bëhen krem. Shtojmë djathin që e kemi në temperaturën e ambjentit dhe likerin.

Rrahim panën e pastiçerisë në marengë dhe e shtojmë tek kremi i vezëve duke e trazuar lehtë.

Hedhim në një enë kafenë dhe lagim biskotat të copëtura në 2-3 pjesë. I vendosim biskotat në gota ëmbëlsirash, hedhim një shtresë me krem, përsëri biskota, përsëri krem. Në fund i pudrosim tiramisutë me kakao duke e situr dhe i vendosim gotat në frigorifer të ftohen dhe mpiksen.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: