Pamjet që shihni tregojnë momentin kur oficerë të policisë kërkojnë me dedektor për armën e krimit që u përdor për vrasjen e Pëllumb Metës.

Grupi hetimor ka kërkuar pikërisht në vendin ku mendohet se është vrarë, brenda dhe jashtë kasolles. Po ashtu kërkime janë bërë dhe në vende të ndryshme të banesës dhe zonës përreth.

Krimi i rëndë u zbulua pas hetimeve, ndërsa vajza gjatë dëshmisë, Hygerta Meta, pranoi krimin, ndërsa pohoi se e kishte vrarë babain se ky i fundit donte që ta fejonte pa dëshirën e saj. Pamjet janë siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: