Këtë të premte në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” u risoll në vëmendje historia e Xhesilaidës, apo Xhesit, vajzës e cila në klipet e transmetuar në emision javë më parë u shfaq me gypin e tmerrshëm në fyt, që i kishte kushtëzuar jetën dhe i kishte “vjedhë” fëmijërinë.

Deri më sot sëmundja e rëndë nuk e ka lejuar Xhesin të shijojë asnjë ëndërr fëminore e as ndonjë dëshirë pasi gypi e ka mbajtur për kaq shumë vite të izoluar në shtëpinë e saj e të veçuar nga bashkëmoshatarët. Xhesi është operuar me sukses dhe është kthyer nga Italia shëndoshë e mirë.

Gazetarja e emisionit Voltiza Duro vizitoi Xhesin në banesën e saj në Lushnje. Xhesi po shkruan në ditarin e saj. Ky ditar është miku i saj më i mirë ku ajo shkruan mendimet. Gjithmonë shkruante në ditar se donte të zgjohej e lumtur dhe pa dhimbje, donte të dilte prej shtëpisë e të udhëtonte.Të shijonte jetën si gjithë shoqet e saj, apo të vendoste një fjongo të kuqe, ja kaq të thjeshta, ishin dëshirat e saj vajzërore. Dëshira të vogla, të mohuara prej vitesh nga sëmundja e saj. Që në moshën 1 vjeçare, jeta e Xhesilaidës ishte mbajtur peng nga ky gyp i tmerrshëm. Ndaj çdo mëngjes zgjohej duke rënkuar prej dhimbjeve të saj. Ditët i kalonte në mërzi e me shpresë të shuar, për ndonjë mrekulli që do të mund ta çlironte ndonjë ditë nga kjo torturë. Ajo e dinte se prindërit nuk kishin asnjë mundësi ekonomike për ta shpëtuar

Ndaj kërkoi ndihmë, përmes këtij ditari “I dashur ditar. Ti e di sa here jam lutur këtu tek ty Zotit qe te me ndihmoje. Do t’i lutem prape, kete here duke i kërkuar xhaxhi Elvisit e xhaxhi Sidritit qe te bëjnë diçka per shërimin tim. Xhesilaida e bëri lutjen e saj dhe përgjigja nuk vonoi aspak t’i mbërrinte në shtëpi. Shqiptarët e ofruan me gjithë zemër ndihmën që Xhesilaida të nisej drejt Italisë. U kthye vetëm pak kohë më pas nga spitali Bambino Gesu, e shëruar, e çliruar nga gypi që ia kish kushtëzuar gjithë jetën. Në fletët e ditarit të saj shkruhen të tjera mendime e përjetime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb