TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video ndërsa akuzon kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se po inauguron punët dhe investimet e lëna gati nga paraardhësi i tij, kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në një status në “Facebook”, Zhupa shkruan se projekti i rehabilitimit të bllokut të banimit tek dogana u inaugurua në vitin 2013 nga Basha, duke publikuar edhe videon e asaj kohe dhe atë të sotme të kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

“Veliaj vazhdon te inagurojë punët e nisura nga Basha.
Pati fat që gjeti nga Basha projekte dhe para gati nga investitorët e huaj dhe vendas se ndryshe nuk do dinte çfarë bilanci të bënte në fund të mandatit të tij.
Investimi që u shit sot si punë e Veliajt ka nisur në 2013 nga Lulzim Basha. Ndërsa investimi i tij i vetëm, origjinal, për Tiranën është betoni, mashtrimi dhe korrupsioni që i mori jetën Ardit Gjoklajt.
Banoret e këtij blloku e dinë të vërtetën dhe askush nuk habitet më nga Mister Mashtruesi”, shkruan Zhupa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb