Greqia është duke u përballur me zjarre të shumta, të shtrira thuajse në të gjithë territorin e diellit.

Kësisoj, Athina dhe pjesa më e madhe e Atikës janë pa energji elektrike, pasi si pasojë e flakëve, kanë shpërthyer disa nënstacione elektrike.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Furnizimit Elektrik, e cila sqaron se në zonat e Atikës dhe Athinës do të ketë shkëputje të gjata të energjisë elektrike.

Autoritetet ndodhen në terren dhe po përpiqen të rehabilitojnë avarinë e krijuar, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb