STAMBOLL-Shkrimtari turk Yasar Kemal, një prej më të njohurve të letërsisë turke, përkthyer në mbarë botën, ndërroi jetë të shtunën në një spital të Stambollit në moshën 92-vjeçare.
Yasar Kemal lindi në vitin 1923 në Osmaniye, në jug të Turqisë. Ai pati sukses që me romanin e parë “Mehmeti i hollë”, shkruar në vitin 1955, i cili që prej asaj kohe është përkthyer në më shumë se 40 gjuhë dhe u vendos menjëherë në skenën e letërsisë ndërkombëtare.
Yasar Kemal fitoi shumë çmime dhe emri i tij shpesh është përmendur për t’u bërë shkrimtari i parë turk që fiton çmimin Nobel për letërsinë.
“Trishtimi është i madh në zemrat tona. Turqia dhe njerëzimi kanë humbur një shpirt të madh.”, – theksoi ministri i Kulturës, Omer Celik, në rrjetin social “Twitter”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: