NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

400 gr panxhar
600 gr barbunja
150 gr djathë të bardhë
1 lgj kaperi
3-4 lgj vaj ulliri Olitalia

Pergatitja

Vendosim në ujë të vluar panxharin të ziejë për 25-30 minuta. Ndërkohë në një tjetër enë me ujë të vluar vendosim të ziejnë barbunjat për 20 minuta.

Kullojmë mirë barbunjat, kullojmë panxharin dhe më pas e presim në kubikë. Në një sallatiere vendosim fillimisht barbunjat më pas panxharin dhe djathin e bardhë të thërrmuar me rende.

Kaperin e bashkojmë me vajin e ullirit dhe e shtypim që të lëshojë në vaj aromën dhe kripën e tij dhe më pas e shtojmë në sallatë të cilën e kemi gati për servirje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb