Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uron qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke theksuar se ky proces është arritje e plotësisht e merituar.

“Viti 2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer për qytetarët e Kosovës, pasi nga sot ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen. Liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën. Shpreh urimet më të përzemërta për qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb