Kreu i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir, ka deklaruar se Turqia synon të jetë pritëse e kampionatit europian në futboll UEFA 2028, një tjetër objektiv pas përpjekjes së saj për kampionatin europian të vitit 2024.

“Ne garuam të ishim vendi pritës për EURO 2024, por rivali ynë Gjermania fitoi biletën për të pritur turneun. Qëllimi ynë është të jemi pritës të EURO 2028 dhe ne do ta organizojmë atë siç duhet”, tha Ozdemir.

Turqia dhe Gjermania ishin vendet kandidate për të pritur EURO 2024, por më 27 shtator të vitit 2018 Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zgjodhi Gjermaninë si vend pritës për këtë turne.

“Ne jemi gati për organizimet e reja pasi Super Kupa e UEFA-s 2019 do të jetë një referencë shumë e mirë për ne”, tha Ozdemir.

“Parku Vodafone” i Turqisë në Stamboll mbrëmë ishte pritës i ndeshjes së Super Kupës UEFA 2019 midis klubeve angleze, “Liverpul” dhe “Çelsi”, ku “të kuqtë” fituan nëpërmjet 11-metërshave me rezultatin 5-4. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: