Tërmeti i mëngjesit të së martës ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë zona të vendit, kryesisht Durrës, Krujë, por edhe Tiranë. Mes banorëve të prekur janë edhe ata të Vorës, ku disa prej tyre kanë zgjedhur që të lënë banesat për shkak të dëmtimeve të mëdha, dhe po kalojnë natën në çadra.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Vora, gazetari Ergys Gjençaj pohoi se çadrat janë vendosur në lulishten e kësaj bashkie, ndërkohë që nuk duket se ka ndonjë organizim nga shërbimi i emergjencave.

Ai ka bërë me dije se shumë banesa dhe pallate janë dëmtuar nga lëkundjet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter. Nga të dhënat paraprake mësohet se rreth 7 pallate janë dëmtuar, ndërkohë që banorët janë larguar prej aty për t’i paraprirë ndonjë rreziku të mundshëm për shembje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: