Në Paris gjërat kanë ndryshuar shumë këtë periudhë, edhe hierarkitë brenda ekipit. Edison Cavani nga një titullar i padiskutuar, në fund të sezonit pritet të largohet me destinacion Atletico Madrid, ndërsa Icardi ka një zgjedhje emergjente po projektohet gjithnjë e më shumë si sulmuesi kryesor, fakt të cilin e konfirmon edhe drejtori sportiv, braziliani Leonardo:

Icardi
Icardi

“E ardhmja e Icardit është në dorë të tij, varet vetëm nga ai. Jam shumë i lumtur pasi është përfshirë shumë mirë me grupin, konkurrenca po e motivon shumë. Punon shumë në fushë dhe është gjithnjë në pozicionin e duhur”, u shpreh Leonardo duke lëshuar një sinjal të qartë, PSG është i gatshëm të paguaj klauzolën për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga Inter, fakt ky i cili po gjen konfirmim edhe nga mediat italiane.

Corriere
Corriere

Jo vetëm Icardi por dhe Neymar po shfaq vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Paris. Në një intervistë për “France Futbooll”, braziliani ka folur mbi këtë temë:

Neymar Cavani Gol
Neymar Cavani Gol

“Prioriteti im është PSG. Përse duhet të largohet? Kam ende dy vite kontratë, ekipi po vijon të rritet. Duhet të qëndrojmë të përqendruar në këtë sezon për të bërë mirë dhe të fitojmë sa më shumë tituj të jetë e mundur”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb