TIRANE 

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë zbuluar shtatë raste të reja me Covid-19. Gjithsej, në të gjithë Republikën, janë të infektuar me koronavirus 416 persona.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” se në Spitalin Infektiv janë shëruar nga Covid-19, deri tani 182 pacientë.

“Në të dy spitalet në Tiranë, ku ka pacientë me Covid-19, janë shtruar gjithsej 56 persona. Duhet thënë se në 48 orët e fundit, kemi vetëm një rast të raportuar si urgjencë mjekësore.

Kjo është e dhënë se mund të shpresojmë që gjithcka do të shkojë më mirë”, tha gazetari Skëndaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb