TIRANA
Dita e pestë e protestës për Klodian Rashën ka nisur ndryshe. Qytetarët kanë vendosur të protestojnë paqësisht me pankarta dhe simbolika.
Në fillim ata u grumbulluan tek sheshi ”Skënderbej” dhe pasi qëndruan aty më pak se një orë u larguan nga aty, në marshim tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” për t’u stacionuar tek Kryeministria. Pas disa minutash, ata u larguan për të marshuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Deri më tani nuk ka pasur dhunë dhe tensione, por vetëm shkëmbim deklaratash mes policëve dhe protestuesve.
Protestuesit kërkojnë sot drejtësi për Klodian Rashën, lirimin e të arrestuarve në 4 protestat e tjera të dhunshme në Tiranë si dhe largimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.
(BalkanWeb)
