TIRANË

Tre automjete janë djegur mesnatën e kaluar teksa ndodheshin të parkuara në garazhin e një pallati në ndërtim në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ndodhi në zonën e Liqenit të Thatë pak pas mesnatës, ndërsa mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës dhe fillimisht njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë. Policia dhe ekspertët zjarrfikës po hetojnë ngjarjen, ndërsa paraprakisht djegia dyshohet se ka ardhur nga një defeket në një prej mjeteve.

Informacion paraprak
Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: