Pol Pogba është një emër që rikthehet të qarkullojnë në Torino në çdo sesion të merkatos, një diskutim që nuk ka ndryshuar që nga dita kur ai u largua nga Juventus. Tifozët e “Zonjës së Vjetër” shpresojnë që francezi të vesh sërish fanellën bardhezi, një operacion i vështirë në këtë kohë krizë, por mund të bëhet realitet vetëm nëse C.Ronaldo rikthehet në “Old Traford”.

Ronaldo Precio
Ronaldo Precio

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli portugez po shqyrton mundësinë për tu transferuar tek Man.United në fund të sezonit. Nëse kjo tratativë nis të marrë formë atëherë palët, Juventus dhe Man.United, mund të përfshijnë në negociata edhe Pogba në mënyrë që të ekipet të ulin kostot e këtij operacioni. Kujtojmë që të dy lojtarët janë nën kontratë me ekipet respektive deri në vitin 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb