Pak ditë më parë, Zlatan Ibrahimovic u pyet në lidhje me Erling Haaland, përgjigjja e sulmuesit portugez bëri jo pak bujë, siç ndodhë shpesh kur flet Ibra: “Haaland? Rritja e tij varet nga ego e Guardiolës, nëse do ta lejojë të bëhet më i madh se sa ai. Mua personalisht nuk me lejoj”, u shpreh Ibra.

Zlatan Ibrahimovic Pep Guardiola Barcelona 3781668
Zlatan Ibrahimovic Pep Guardiola Barcelona 3781668

Nuk ka vonuar as përgjigjja e Guardiolës, sigurisht duke përdoruar sarkazmën: “Ibrahimovic ka të drejtë, ka plotësisht të drejtë. Në këtë klub, në këtë skuadër, egoja ime është mbi çdo person tjetër, mbi çdo lojtarë. Nuk më pëlqen kur Haaland realizon tre gola dhe i gjithë fokusi është mbi të. Jam xheloz për të. Sinqerisht jam xheloz”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb