Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj protestës së opozitës që po zhvillohet në Tiranë, ku po kërkohet dorëheqja e tij dhe kabinetit qeveritar.
Në një deklaratë në rrjetin social X, Rama theksoi se “Shqipëria është me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit”, ndërsa shtoi se opozita “është me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, duke e cilësuar protestën si një akt politik që dëmton imazhin dhe jetën e përditshme të kryeqytetit.
Gjatë marshimit në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, protestuesit hodhën disa bomba molotov drejt kazanëve të mbeturinave, duke iu vënë flakën.
