Në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, Jamarbër Malltezi foli për çështjen “Partizani”.
Kryeministri Edi Rama do të pyetet si dëshmitar në dosjen “Partizani”, çështje e hapur e drejtësisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë intervistës, Malltezi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe se del në të paktën 7 momente që i ka firmosur vetë.
“Ka një pyetje tjetër , kush e ka caktuar arkitektin, kjo pyetje i duhet bërë Edi Ramës. Edi Rama ka korrupsionin e Sarajeve të Surrelit që i ka ndërtuar kjo kompania që Rama e shpalli fituese të sheshit Skënderbej. Planin e ‘sarajeve të veta personale’ Rama e pagoi me para publike. Pra kush ia ka caktuar arkitektin…por prokurorët politikë janë të menderosur. Por dua të them që gjykata nuk pranoi të shqyrtojë urdhrat publike që ka dhënë Rama në kongresin e PS që ka urdhëruar prokurorë të nisin procedim penal ndaj Berishës. Por duhet thënë që në rast se një thirrje që në Turqi ka thënë liderët e opozitës do përgjigjen, këtu Rama e ka thënë shumë herë. Keni rastin e Taulant Ballës që thotë nuk na tret dheu pa e futur në burg Sali Berishës”, tha ai.
Pyetje: Sa prisni që ky proces të jetë ligjërisht penal? Sa mendoni që një njeri si Rama do dalë i larë? Dhe sa mendoni që ju në opozitë do fitoni një proces të tillë?
Jamarbër Malltezi: Ky është një nga ato që ka dështuar SPAK. Sepse e ngriti shumë lart, por dështoi nga të gjitha…U bë thirrje publike merrni procedoni Sali Berishës. Pra çfarë pres unë nga gjykata. Po ashtu gjykata nuk pranoi të thërrasë si dëshmitar militantin e PS, Besmir Karaxha…Të merret si dëshmitar që nuk ka mbledhur prova siç parashikon kodi. Ka qenë militant dhe ka ndodhur provat…Quhet ndotje e provave në shkencë quhet ndotje e mostrave, pra kur nuk i merr sipas protokollit që ke. Pra nga ky proces fakti që këto nuk kanë qejf të merren me aspektin politik, këto duan të thonë nuk u provua…Nuk ka asnjë dëshmitar, përveçse një mashtruesi që del e thotë gjëra të ndryshme. Por unë kam kërkuar që gjykata të çojë në ndjekje penale ndaj prokurorëve të nënshtruar politikisht”.
