Aktorja e njohur amerikane Alyssa Milano është e njohur për kritikat e saj ndaj Presidentit Donald Trump. Edhe pse jo në fushën e politikës, një ide e saj, të cilën e postoi në Twitter mori shumë pëlqime nga të tjerët si dhe shpërndarje duke  u bërë virale.

Ajo ka qenë në krye të lëvizjes kundër presidencës së Trump, por tani e mësuar me faktin që do të jetë ai presidenti i SHBA për të paktën 4 vitet e ardhshme tani vetë poston statuse që vënë në lojë Trump-in. Ajo ka bërë një llojë loje fjalësh me moton e tij MAGA, “Make America Great Again” (ta bëjmë Amerikën të madhe sërish).

Teksa citon se Trump në këto 9 javë si president i SHBA, ka ikur për herë të 12 në udhëtimin e tij të golfit duke nënkuptuar se sa pak seriozisht e ka marrë ai detyrën e presidentit. Mos ndoshta moto e Trump MAGA do të thotë realisht “Ta bëjmë Amerikën golf –dashëse sërish” – e ka mbyllur ironinë e saj aktorja.

Screenshot

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb