Milani luan një ndeshje të rëndësishme kundër Salernitanës, por Veseli nuk është i vetmi shqiptar që i ka pritur kuqezinjtë në Salerno.

  • foto galeri

Një vizitë në kampin e “Djallit” e ka bërë edhe Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe ish-sulmuesi i Salernitanës. Në sezonin 2003-2004 Bogdani luajti me fanellën e kësaj skuadre 38 ndehsje dhe shënoi 8 gola në kampionat. Asokohe trajner kishte pikërisht Stefano Piolin, që sot drejton Milanin.

  • foto galeri

“18 vite më parë Pioli ishte pika ime e referimit. Ishte kënaqësi që këtë gëzim t’ia përcillja edhe djalit tim sot. Trajner i madh dhe njeri i madh”, shkruan rekordmeni i kombëtares në faqen e tij në “Instagram”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: