Nga: ENEIDA CAKERRI

400 gr miell
200 ml ujë
Pak kripë
1 lugë gjelle uthull

Për mbushjen:

Spinaq
Djathë të bardhë
Kungull
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi

Bëjmë bashkë miellin me ujin, kripën dhe uthullën dhe ngjeshim brumin. E lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë në topa të vegjël sa një grusht, hapim kuleçët sa një pëllëmbë. I mbushim, i rrotullojmë dhe më pas i rrotullojmë sërish si kërmill. I hapim prapë sa një kulaç dhe i skuqim në tigan me pak vaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb