TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar ashpër një prej policeve që u plagos gjatë protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re para Kuvendit, ndërsa nuk nguron ta quaj ‘ndrikull’. Teksa ka publikuar një prej fotove që më herët postoi Ministria e Brendshme, ku shihet ministri Sandër Lleshaj, Berisha pohon se policja që është ulur në krevatin e spitalit, është efektivja Ina Nuka, e cila humbi dy gishta pas shpërthimit të një kapsolleje.

Mes ironisë Berisha i sugjeron polices që ‘t’i ruaj gishtat se mos ia vjedhin hajnat’. Ndërkohë, ‘BalkanWeb’ mëson se policja në foto nuk është Ina Nuka, por Luljeta Osmani, një prej të lënduarve nga protesta e sotme. Gjatë kohës që ministri vizitonte policët e plagosur në spitalin e Traumës, policia Nuka ishte në sallën e operacionit, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Më herët gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se Nuka ka humbur 2 gishtat e njërës dorë. 24-vjecarja ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë sipas mjekëve në spital aktualisht në spital qëndrojnë Nuka dhe 2 policë të tjerë, të cilët po marrim shërbim mjekësor, pasi kanë probleme akustike me dëgjimin, ndërkohë 10 të tjerë u larguan.

“Ndrikull, ruaj gishtat se ti vjedhin hajnat!
Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu. Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.
Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!
ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit. sb”, shkruante Berisha në status, të cilin e fshihu pak më vonë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb