Nga Zonja Katerina
Përbërësit
250 gr qiqra, 2 lgj tahini, 2-3 lgj lëng limoni, 1-2 lgj vaj ulliri, 1-2 thelpinj hudhër, 1 lgj kumel, Kripë, piper, Lëng nga zierja e qiqrave.
Përgatitja
I lemë qiqrat në ujë të bollshëm për rreth 10-12 orë, më pas i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë me 3 gisht ujë lartë masës së tyre për 45-50 minuta.
Kullojmë qiqrat dhe mbajmë 1 filxhan nga lëngu i zierjes së tyre. Në një makinë grirëse hedhim tahinin, kumelin, qiqrat, vajin e ullirit, hudhrën, lëngun e limonit, kripë, piper dhe lëngun e qiqrave. I grijmë mirë derisa të realizohet një masë kremoze si një lloj salce e plotë.