Ish drejtori i policisë, Ahmet Prençi ka promovuar romanin e tij i dytë “Brenga e prokurorit” ku në qendër është personazhi i prokurorit Martin Guri. Tablo të tranzicionit shqiptar mes krimit, mafias dhe brengave të së shkuarës ndërthuren në një sprovë që letrare.

“Mesazhin kryesor që jam përpjekur të përcjell është të nxjerr në pah figurën e një prokurori sepse para se të jetë i tillë është një njeri si gjithë të tjerët ka pengjet, mëdyshjet, brengat e dilemat e veta dhe jetën e tij të vështirë” tha Prençi.
Ingranazhe të pushtetit vihen në jetë duke krijuar paralele mes vendin tonë dhe Siçilisë. I mbrujtur në botën e policisë përmes pasionit për letërsinë, Prençi, ia kushton një personazhi të drejtësisë.

“Megjithëse e kam ndërtuar me dashuri atë personazh, ju siguroj që në mesin e prokurorisë shqiptare ka njerëz të tillë dhe jam besimplotë që do të ketë edhe më shumë dhe misioni i tyre do të jetë respektimi i ligjit”
1997 si inkubator i krimit vjen përmes pasojave në shoqëri.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: